Trajnime

Në datat 3-4-5 korrik 2020 Citizens Channel organizoi në qytetin e Gjirokastrës trajnimin “Empower Journalists” në kuadër të projektit “Fuqizimi i gazetarëve përmes promovimit të vlerave profesionale”.
Përgjatë tre ditëve, 21 gazetarë të rinj, studentë të gazetarisë dhe të rinj të interesuar të fushës thelluan njohuritë e tyre në fushat si: shkrim raportim lajmi, etika në media, integrimin i multimedias në artikujt gazetaresk dhe dhuna me bazë gjinore në median shqiptare.
◾️ Ditën e parë, të rinjtë pjesëmarrës morën pjesë në sesionin ” Raportimi mediatik dhe çështje të etikës në media”, nën lektorimin e pedagogut Elvin Luku. Gjatë këtij sesioni u diskutua për për peizazhin mediatik dhe format indirekte të korrupsionit në mediat shqiptare, llojet e mediave dhe parimet bazë të raportimit gazetaresk, raportimi etik në media, rasti i hulumtimit mbi pedofilinë në Shqipëri. 📋📊📚
◾️ Në sesionin e dytë “Shkrimi dhe raportimi i lajmit, udhëzime drejt gazetarisë profesioniste”, zhvilluar nga gazetarja Fatjona Mejdini, ku u fol rreth metodikës së shkrimit të lajmit/artikullit dhe raportimit në mënyrë profesionale, strukturës së lajmit dhe qasjes ndaj burimeve tw informaciionit. ✍🏻📰🔍
◾️ Në sesionin e trete, nën drejtimin e Lorin Kadiut, të rinjtë patën mundësi të konkretizojmë informacionet e marra duke krijuar video raportime nga qyteti i Gjirokastrës përmes përdorimit të telefonit, celular. 📲🔗🎥🤳
◾️ Në sesionin e katërt, të rinjtë pjesëmarrës u njohën me terma të dhunës me bazë gjinore dhe raportimin mediatik në lidhje me dhunën me bazë gjinore, nga trajnerja Marinela Gremi. ♀️🔈🙋
👉 Vizito faqen online: https://bit.ly/2Cfsvq7
👉 Lexo më shumë rreth projektit: https://bit.ly/3gr8nQK
*Projekti “Fuqizimi i gazetarëve të rinj përmes promovimit të vlerave profesionale të gazetarisë” është një inicativë e mbështetur përmes skemës së subgranteve të Albanian Media Institute / Instituti Shqiptar i Medias dhe Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) me mbështetjen e Bashkimit Evropian

em30
em29
em28
em26
em25
em24
em23
em22
em21
em20
em19
em18
em17
em16
em15
em10
em6
em1