Ervin Goci

"Gjendja profesionale dhe sociale e gazetarit shqiptar në statusin e përçuesit të informacionit”

Ka mbaruar studimet për Filozofi në Universitetin e Tiranës dhe studimet pas-universitare i ka pasur të orientuara në Shkencat Humane. Vijon studimet doktorale në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku punon që prej vitit 2005. Në lektorimin universitar ka mbuluar disa disiplina si: teoritë e komunikimit, teoritë mbi hapësirën publike dhe angazhimin komunitar, teoritë e marrëdhënieve me publikun, dhe modelet menaxheriale tek mediat e reja. Prej disa vitesh është pjesë e studimeve dhe konferencave shkencore të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, duke ofruar ekspertizën e tij në fazën konceptuese të këtyre projekteve. Angazhohet rregullisht në disa projekte kërkimore në partneritet me organizata të fokusuara në çështje me sensibilitet publik si ambienti, të drejtat e njeriut, statusi profesional i gazetarëve, duke ofruar ekspertizën e tij në moderimin e komunikimit publik të këtyre agjencive.