
Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Mban titullin “Profesor”.
Ka mbrojtur gradën e Doktorit të Shkencave në filozofi në Shqipëri , dhe në Francë në fushën e shkencave të komunikimit dhe të informimit. Ka kualifikimin “Profesor i Universiteteve”, dhënë nga Këshilli Kombëtar i Universiteteve në Francë. Aktualisht është pedagog në Universitetin e Tiranës. Autor i shumë librave në fushën e filozofisë, sociologjisë, komunikimit dhe publicistikës.