Rreth Programit

Rreth Citizens Channel

Citizens Chanel është një organizatë jo-qeveritare e themeluar në vitin 2016 , e cila synon të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm qytetarë në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese, tolerancë, lirive dhe të drejtave të njeriut.

Gjatë dy viteve të fundit Citizens Channel ka iniciuar dhe zhvilluar një sërë iniciativash me në fokus gazetarët e rinj dhe teknikat e reja të raportimit. Me qindra aktivistë dhe gazetarë të rinj janë bashkuar në këto projekte ku kanë sjellë qasje dhe eksperienca të ndryshme në lidhje me raportimin e thelluar, raportimin për grupet e margjinalizuara dhe tematika sociale e mjedisore. Fuqizimi i kapaciteteve të gazetarëve të rinj dhe jo vetëm, ka sjellë krijimin e një grupi bashkëpunëtorësh të përhershëm pranë Citizens Channel, jo vetëm nga kryeqyteti i vendit, por nga të gjitha rrethet. Përmendim këtu projekte si: “Citizens Stories”, “My art is my activism”, “Mjetet dhe teknikat e raportimit lokal“etj. 

Ne besojmë se nuk ekzistojnë dy këndvështrime për çështje të caktuara si racizmi, përjashtimi, pabarazia, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.Jetojmë në kohët kur jemi të mbytur në propagandë, kur hapësira e mediatizuar është shumë e polarizuar dhe kufijtë mes raportimit dhe avokacisë janë zbehur. Sot kemi gazetarë që bëjnë aktivizëm, por kemi dhe aktivistë që kanë filluar të bëjnë gazetari. Citizens Channel përqafon vërejtjen e Yochai Benkler se: “objektivitetin nuk duhet ta kuptojmë thjesht si neutralitet, por si aksion i përhershëm drejt së vërtetës. Kur hapësira është e mbushur me propagandë, të jesh neutral mund të ndihmosh në përhapjen e saj.“

“Çdo gazetar i mirë është një aktivist i së vërtetës, në favor të transparencës e në emër të llogaridhënies”.

Rreth Projektit

Projekti “Fuqizimi i gazetarëve të rinj përmes promovimit të vlerave profesionale të gazetarisë” (Empower Journalists), ka si qëllim të mbrojë vlerat e gazetarisë profesionale përmes forcimit të kapaciteteve të gazetarëve të rinj dhe njohjes së publikut të gjerë me rëndësinë e qasjes ndaj informacionit cilësor.

Projekti synon këto tre objektiva primare:

Forcimi i aftësive dhe njohurive të profesionistëve të rinj mbi të drejtat e gazetarëve, etikës së medias dhe karakteristikave të peizazhit mediatik shqiptar

Rritja e ndërgjegjësimit qytetar për rëndësinë e lirisë së mendimit dhe të shprehjes

Ngritja e një platforme “e-learning” në internet që ofron përmbajtje të pavarur dhe shërben si mjet për interaktivitet dhe shkëmbimi të mesazheve

Projekti “Fuqizimi i gazetarëve të rinj përmes promovimit të vlerave profesionale të gazetarisë” është një inicativë e mbështetur përmes skemës së granteve nga instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare eGazetarëve (IFJ) me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Shtrirja e Kursit

Ky kurs trajnon, përmirëson dhe fuqizon gazetarët e rinj që tëkatalizojnë veprimet e tyre për një gazetari më të mirë në Shqipëri. Studentët do të marrin trajnime dhe burimet e nevojshme për të zgjeruar ndikimin e tyre në tregun e punës.

Gjatë muajit mars dhe prill,Citizens Channel në bashkëpunim me lektorët e përzgjedhur do të ofrojnë mundësi për të forcuar aftësitë e gazetarëve të rinj përmes ciklit të kursit online, seminarit përmbyllës  tre ditor në Gjirokastër dhe formave të tjera për rrjetëzim dhe shkëmbim informacioni.

Pas përfundimit të kurrikulave të detyruara online (modulet dhe webinarët), ku pjesëmarrësit do të vlerësohen me certifikatë pjesëmarrjeje, ata kanë mundësinë të aplikojnë për financimin e një ideje të tyre gazetareske, nga ku do të mbështeten 5 idetë më të mira. Edhe pas përfundimit të gjithë kursit 2-mujor, gazetarët do të kenë mundësi të vazhdojnë të mbeten të angazhuar në mundësi të tjera të Citizens Channel.

Ky kurs është i organizuar në tre faza , dy prej të cilave janë të detyruara për tu ndjekur.

1. Kurrikula dixhitale (Angazhimi : 10 ditë , jo më shumë se 25 orë)

*Modulet do të  konsumohen online në mënyrë individuale – pjesëmarrja në sesionet e webinarit (3x 2 orë) është e detyrueshme

Kjo është faza e parë e kursit dhe do të shërbejë si baza teroike e njohurive me anë të tre moduleve dhe webinareve që do të mbahen përgjatë një muaji. Gjatë kësaj faze do të ketë edhe vlerësim të njohurive tëstudentëve me anë të pyetësorëve vlerësues para dhe pas moduleve; kuice dhe detyra të thjeshta gjatë kursit, një hapësirë debati (forumi) për shkëmbimin e mendimeve etj.

2.Trajnimi tre ditor (angazhimi 3 ditë)

Kursi online do të pasohet nga një seminar tre ditor i orientuar në informacionet praktike dhe i përqendruar në krijimin e mesazheve efektive, përdorimin e multimedias për advokim, fuqinë e mediave sociale për përhapjen e mesazheve, etj.

3.Financimi i ideve gazetareske(Angazhimi: një muaj (këtu kemi parasysh kohën që i vendosim në dispozicion aplikuesit për të përfunduar temën )

Pas përfundimit të dy fazave të detyruara të kursit, gazetarët më tej kanë mundësinë të aplikojnë me idetë e tyre gazetareske dhe/apo advokuese. 5 nga idetë do të mbështeten financiarisht dhe do të mentorohen nga profesionistë për të gjetur zbatim. Të gjitha produktet përfundimtare do të ndahen masivisht përmes kanaleve ekzistuese të Citizens Channel dhe partnerëve të tjerë.

Trajnuesit

Prf. Dr. Artan Fuga

Profesor

“Kolapsi i industrisë kreative dhe “fati” i gazetarëve të rinj”

Ervin Goci

Lektor

“Gjendja profesionale dhe sociale e gazetarit shqiptar në statusin e përçuesit të informacionit”

Koloreto Cukali

Kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias

” Rregullimi vs. Vetë-rregulli i medias, qasje me mekanizmat ndërkombëtarë”

Data/ PeriudhaAktivitetiE detyrueshme / Opsionale
9-15 MarsModuli Prezantues i ProjektitI detyrueshëm
13 Mars 2020“Meet & Greet” me organizatorët dhe studentët (online)Opsional (I këshillueshëm të
ndiqet)
16-19 MarsModuli I (Gjendja profesionale dhe sociale e gazetarit shqiptar në statusin e përçuesit të informacionit)I detyrueshëm
20 Mars webinariModuli II detyrueshëm
23-27 MarsModuli II
(Rregullimi VS Vetë- rregulli i medias, qasje me mekanizmat ndërkombëtarë)
I detyrueshëm
27 Mars WebinariModuli III detyrueshëm
30 Mars-3 PrillModuli III
(Kolapsi i industrisë kreative dhe "fati" i gazetarëve të rinj)
I detyrueshëm
3 Prill WebinariModuli IIII detyrueshëm
17-18-19 PrillTrajnim tre-ditorI detyrueshëm
20-24 PrillAplikimi për financimin e ideveOpsionale
27 Prill – 17 Maj 2020Zbatimi i ideve fitueseOpsionale
Java e fundit e MajitPublikim i materialeve dhe Fushatë informueseOpsionale

Përfitimet e Studentit

Duke marrë pjesë në këtë Kurs, Studentit i lind e drejta të përfitojë nga:
– Forcimi i njohurive akademike mbi të drejtat e gazetarëve, etikën dhe lirinë e mendimit nga ekspertë të fushës;
– Forcimi i njohurive praktike mbi teknikat e realizimit të një artikulli gazetaresk dhe pasqyrimit vizual të tij përmes pajisjeve bashkëkohore nga ekspertë të fushës;
– Pjesëmarrja me të gjitha shpenzimet e mbuluara në trajnimin tre-ditor në Gjirokastër (tbc)
– Mundësi për t’u financuar për zhvillimin e një ideje gazetareske apo advokuese;
– Mundësi për rrjetëzim, për të ndarë punë, ide dhe projekte me ekspertë dhe gazetarë të tjerë të rinj të fushës, nëpërmjet hapësirave të dedikuara për ‘netëorking’;
– Vizibilitet nga Citizens Channel, trajnerët e kursit dhe partnerët e CC si ndjekës të kursit online “Fuqizimi i gazetarëve të rinj përmes promovimit të vlerave profesionale”;
– Mundësi për t’u përfshirë në aktivitete dhe thirrje të ardhshme të Citizens Channel dhe rrjetit të tij të gazetarëve në të gjithë vendin;
– Referencë nga CC dhe/ose trajnerët e përzgjedhur për ndjekjen e kursit.

Përgjegjësitë e Studentit

Secili Student i Kursit duhet:

– Të mbështesë vizionin dhe vlerat e Citizens Channel;
– Të jetë i gatshëm të angazhohet përgjatë gjithë kohës së zhvillimit të kursit (Mars – Prill 2020);
– Të marrë pjesë plotësisht dhe në mënyrë aktive përgjatë gjithë aktiviteteve të detyruara të kursit (ndjekja e moduleve, webinareve, trajnimeve dhe pyetësorëve);
– Të komunikojë rregullisht me stafin e Citizens Channel përmes email, platformës online dhe grupeve të dedikuara për kursin;
– Të njoftojë paraprakisht stafin e CC në rast të mos-pjesëmarrjes në ndonjë nga aktivitetet e detyruara, për shkak të ngjarjeve të papritura;
– Të sigurojë privatësinë e anëtarëve të tjerë të Kursit nëse është kërkuar nga ta dhe të mos përdor të dhëna të tyre personale apo profesionale pa lejen e tyre;
– Të mos ndajë në këtë fazë materialet e moduleve të Kursit me persona të pa-regjistruar në Kurs (shpërndarja e materialeve për publikun do të bëhet e mundur vetëm pas përfundimit të kursit)
– Të sigurohet që të ketë akses në internet në një kompjuter, tablet apo smartphone për ndjekjen e webinareve, moduleve dhe komunikimit online me studentët e tjerë.
– Të promovojë Kursin online nëpërmjet platformave të tyre sociale sipas udhëzimeve që do t’iu jepen;
– Të sigurojë një komunikim të përgjegjshëm, të ndershëm dhe të dashur me anëtarët e tjerë të Kursit;
– Të kontribuojë në shkëmbimin e ideve dhe ndërtimin e një komuniteti online mes të gjithë anëtarëve të Kursit.

Promovimi i Kursit

Citizens Channel dhe Studenti kanë të drejtë të bëjnë fotografi, regjistrime video, regjistrime audio ose dixhitale gjatë webinareve dhe trajnimit si edhe t’i përdorin këto për qëllime dokumentimi dhe promovimi të Kursit, duke u siguruar të kenë pëlqimin e të gjithë të pranishmëve në publikim.
Studentët inkurajohen të promovojnë Kursin në platformat e tyre sociale sipas udhëzimeve që do t’iu jepen nga Citizens Channel.