Vetë-rregullimi është një proces pak i njohur në Shqipëri dhe relativisht i vonë në rajonin e Ballkanit. Ai është i ndërthurur me lirinë e medias dhe me nevojën për të adresuar problemet etike dhe ankesat e qytetarëve. Moduli synon që të pasqyrojë gjendjen e medias shqiptare, proceset e rregullimi vs. vetërregullimit, dhe problemet etike në media. Gjithashtu moduli do të japë një pasqyrë të Kodit të Etikës së Gazetarit shqiptar dhe shkeljet më të shpeshta të tij në mediat online.