Moduli 2

Ky synopsis paraqitet në kuadër të projektit “Fuqizimi i gazetarëve të rinj nëpërmjet promovimit të vlera profesionale” dhe  përfaqëson një reflektimin dhe interpretimet mbi rezultatet e një sondazhi që ka monitoruar tregun e punës të gazetarëve në Shqipërinë e vitit 2019, rezultate të cilat do të hidhet për diskutim më një Ëebinar të propozuar dhe organizuar nga media Citizens Channel, me një grup gazetarësh të rinj. Ky studim ka patur si synim për të njohur në gjendjen e statusit socioprofesional të gazetarëve, tipologjitë e ndryshme të praktikave të tyre në ushtrimin e profesionit, si edhe marrëdhëniet e tyre me aktorët e tjerë të industrisë të medias. Është konceptuar edhe si një instrument dhe mundësi për të matur shkallën e diferencës midis dijeve që merren në në Universitet dhe nivelit të kompetencave praktike dhe profesionale të gazetarëve në treg – çështje sensitive për t`u diskutuar për këdo gazetar që operon profesionalisht në tregun e brenshëm.

Të dhëna për pyetësorin :

Të dhënat janë agreguar duke përzgjedhur një listë të bollshme mediash, nga ku në formë censusi anketohen të gjithë gazetarët e mundshëm që gjenden në një redaksi të caktuar. Për shkak të burimeve limituara u përzgjodhëm 10 tv, 10 gazeta, 10 radio, 5 revista, mbi 20 portale, ndërkohë konkretisht në terren janë sonduar 10 televizione, 9 gazeta, 16 portale, 5 revista dhe 8 radio ; 48 media nga 58 në total që ishin parashikuar – afërsisht 20 % e mediave nuk janë realizuar për shkak të copëzimit të tregut

Konstatime terreni:

Tregu i medias rezulton i copëtuar dhe gazetarët janë shumë të shpërndarë, në terren. Vetëm një media ka patur më shumë se 20 gazetarë të intervistuar, 10% e mediave kanë qenë me mbi 10 gazetarë, 20 % jane me më pak se 10 por më shumë se 5, ndërkohë që deri në 5 gazetarë janë 70% e mediave. Sa më lart në hierarkinë e medias intervistuari, aq më kollaj aksesi për të kryer intervistë, sa më poshtë në hierarki aq më vështirë . Kontakti i anketuesve mes gazetarët, thuajse në të gjitha rastet, është dhënë me miratim nga lart, pra nga një kryeredaktor, apo nga pronarët. Në disa media, ka qenë e pamundur që gazetarët të anketoheshin në tavolinën e tyre të punës, në rutinën e tyre ditore, prandaj janë adresuar pyetësorët nëpër korridore, pasi ky ishte ambienti i paracaktuar. Në më shumë se një rast, holli ka qenë i vetmi ambient i mundshëm për të kryer anketimin, pasi hapësira ka qenë shumë e kufizuar – një  mjedis me tipare të përziera – mes një holli dhe një zyre Në asnjë rast nuk ka patur një dokument zyrtar të vulosur nga zyra e financës apo ajo e burimeve njerëzore, që të ketë përcaktuar numrin ekzakt të gazetarëve të punësuar,  që tregon se shkalla e informalitetit në punësimet e kryera të mos jetë e vogël.

Autor: Ervin Goci

1
Sinopsi
2
Çështja 1 :
1h
3
Çështja 2 :
4
Çështja 3
5
Çështja 4
6
Çështja 5
7
Çështja 6

Pjesa 2

1
Forma të cenimit të lirisë në kushtet e statusit të dobësuar të gazetarit
2
Info-fushata
3
Gazetari pa korporatizëm
4
Antishpifje apo antimedia
5
Media-Qeveria
6
Gazetari në komunitet
7
Modelet Click-bait
8
Apoteoza “Fakenews”
9
Polarizimi

Ushtrime

1
Jepni nga një shembull… *Kliko “All Requirements” për të parë tekstin e plotë
2
Gazetari pa korporatizëm
3
Antishpifje apo antimedia
4
Media – Qeveria
5
Gazetari në komunitet
6
Modelet Click-bait
7
Apoteoza “Fakenews”
8
Polarizimi
9
Klasifikoji format
1 question
10
Jepni nga një vlerësim
1 question
11
Burime :

Be the first to add a review.

Please, login to leave a review
Add to Wishlist
Enrolled: 29 students
Lectures: 17